Champions League, kualifikohet Zenit

05.11.2015 18:18

Bajerni shpartalloi 5-1 Arsenal ne “Alianc Arena”, duke hedhur një hap te sigurt drejt kualifikimit për ne raundin e 1/8 te Uefa Champions League...

Ne takimin me te rendesishem te javës se 4 ne fazën e grupeve, bavarezet u hakmerren ne mënyrën me te mire, duke gjetur 5 here rrjetën me Levandovskin, Myller dopiete Araba dhe Roben.

Goli i nderit per topçinjtë e Londrës u shënua nga Zhiroud. Por se bashku me Bajern ne te njëjtën kuote pikesh 9 ndodhet dhe Olimpiakos ne grupin F. Greket përmbysen shifrat ne Karaiskaqi, duke fituar ne fund 2-1 ndaj Dinamos se Zagrebit me heroi e takimit Pardo, autor i dy golave.

Ne Europe, Roma vazhdon te dhuroje spektakël. Rudi Garcia mundi 3-2 Bajer Leverkusen ne grupin E. Pas nje pjese te pare te mbyllur ne avantazh te dy golave te Salah dhe Xheko, italianet rrezikuan gjithçka, kur ne harkun kohor te 6 minutave gjermanet barazuan shifrat me Mehmedi dhe Hernandez. Por ne minutën e 80-te Pjanic nga pika e bardhe i dha fitoren e pare skuadrës se tij.

Ne takimin tjetër te grupit, ashtu siç ishte parashikuar, Barcelona mundi 3-0 Bate Borisov ne Kamp Nou, duke thelluar distancën ne krye me 5 pike nga ndjekësit me te afërt. Golat per katalanasit mbajtën firmat e Neymar dopiete dhe Luis Suarez.

Rikthim et fitorja edhe per Chelsein ne grupin G, duke mundur rivalin direkt Dinamon e Kievit 2-1 ne Stamford Brige. Dragovic protagonist deri ne minutën e 78, duke shënuar ne dy porta te ndryshme përpara se Wiliam me perlën e tij te shpëtonte nderin e londinezeve.

Nga ana tjetër Porto fale golave te Tello Andre dhe Lajun mundi 3-1 ne Tel Aviv Makabin, duke u ngjitur ne kuotën e 10 pikëve.

Skuadra e vetme qe siguroi matematikisht kalimin ne raundin e dyte ishte Zenit, pas fitores 2-0 ne Lion me sfidën e grupit H. Për ruset e drejtuar nga Andre Vilash Boash fitorja e 4 rresht ne po kaq sfida.

Ndërkohe shpresat e belgeve te Gent per te vazhduar aventurën ne Champions u rriten pas fitores 1-0 ndaj spanjolleve te Valencias.