Maqedoni

Mot me diell dhe erë të dobët

06.11.2015 09:03

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me erë të dobët nga drejtimi veriperëndimor në vendet më të larta dhe në malet do të jetë mesatar...

Nëpër fushëgropat do të jetë kryesisht qetë, në orët e mëngjesit me mjegull të dobët veçanërisht në rrjedhën e poshtme të Vardarit.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus katër deri në dy, ndërsa e ditës prej 15 deri në 20 gradë Celsius.
 
Në Shkup do të mbajë mot me diell me erë të dobët verilindore. Në orët e mëngjesit do të ketë kushte për mjegull të dobët.
 
Temperatura e mëngjesit do të ulet në minus tre, ndërsa e ditës do të ngjitet në 17 gradë Celsius.
 
Vazhdon periudhë e motit stabil dhe të thatë, me paraqitje të mjegullës  në orët e mëngjesit. Gjatë ditës do të ketë ngrohje të temperaturave.
 
Temperatura maksimale e ditës në male në disa vende do të jetë më e lartë se në vendet më të ulëta./Mia