Botë
Brazil, shembet diga në minierë, 16 viktima
06.11.2015 09:09
16 persona janë zhdukur pasi u shemb një digë në një minierë hekuri në Brazil...

Sipas autoriteteve lokale, ujërat e derdhura nga diga kanë përmbytur edhe zonat e banuara pranë minierës.
Zyrtarë lokalë thanë se diga mbante ujë të ndotur nga punimet e minierës dhe kur ajo u shemb, një lumë balte të kuqe u derdh me shpejtësi drejt qytetit të vogël, Bento Rodrigues.
Autoritetet kanë paralajmëruar se uji i përzier me mbeturinat e operacioneve në minierë mund të jetë toksik.
Mësohet se diga u shemb mbrëmjen e së enjtes dhe kompania që zotëron minierën tha se shkaku për këtë ende nuk dihet.
Operacionet janë fokusuar kryesisht në kërkimin dhe shpëtimin e njerëzve në nevojë, por janë penguar ndjeshëm nga frika për rrëshqitje dheu.
