Maqedoni
Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 71-të
06.11.2015 09:52
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë vazhdimin e ri të seancës së 71-të...

Në rend dite të këtij vazhdimi janë propozim ligjet për garanci të Republikës së Maqedonisë për obligimet për Marrëveshjen për hua për financim të pjesës rrugore Shtip-Radovish, e cila do të arrihet midis Bankës evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim dhe NP për rrugë shtetërore, me procedurë të shkurtuar, për Marrëveshjen për hua për financim të Programit për rrugë kombëtare, e cila do të arrihet midis Bankës evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim dhe NP për rrugë shtetërore, me procedurë të shkurtuar dhe Propozim ligji për plotësim të Ligjit për garanci të Republikës së Maqedonisë për obligimet për Marrëveshjen për hua për financim të Projektit për sendërtim dhe zhvillim të rrugëve, e cila do të arrihet midis Bankës ndërkombëtare për ripërtëritje dhe zhvillim - Bankës botërore dhe NP për rrugë shtetërore, me procedurë të shkurtuar.
Deputetët do të debatojnë edhe për ndryshimet e Ligjit për rezerva të obligueshme të naftës, Ligjin për tatim personal mbi të ardhurat, ligjin për qarkullimin pagesor, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për disiplinë financiare, të Ligjit për shitjen e tokës bujqësore në pronësi shtetërore, Ligjit për tokë bujqësore, ndryshimet e Ligjit për kullosa dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje, propozim ligjin për ndryshim të Ligjit për shërbim në ARM propozim i deputetëve dhe Propozim ligji për amnisti i parashtruar nga 11.069 votues.
Në kuadër të seancës së 71-të duhet të debatohet edhe për Propozim ligjin për marrjen e huasë të Republikës së Maqedonisë te banka ndërkombëtare për ripërtëritje dhe zhvillim - Banka botërore për Marrëveshjen për hua për Projektin e dytë për përmirësimin e shërbimeve komunale, me procedurë të shkurtuar.
Në rend dite janë edhe shumë raporte vjetore dhe kërkesa të interpretimeve autentike të vendimeve ligjore./Mia
