Maqedoni

Të hënën pa rrymë katër komuna të Shkupit

06.11.2015 11:14

Pa energji elektrike të hënën (9 nëntor) do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve në komunat e Shkupit, Studeniçanit, Karposhit, Gjorçe Petrovit dhe Shuto Orizarës...

Siç kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit për shkak të ndërhyrjeve teknike në elektro-sistem pa energji elektrike prej orës 8:30 deri në orën 14:30 do të jenë shfrytëzuesit e f.Batincë, një pjesë e f.Ljubosh në komunën Studeniçan. Prej orës 9:30 deri në orën 15:00 shfrytëzuesit e një pjese të bulevardit "Ilinden" në komunën Karposh.
 
Pa rrymë prej orës 10:00 deri në orën 14:00 të hënën do të jenë edhe shfrytëzuesit e rrugës "Lluka Gerov" në komunën Gjorçe Petrov, si dhe shfrytëzuesit e rrugëve "Metohiska", "Gvadalahara", "Indira Gandi" dhe "Reljo Shestokrilo" në komunën Shuto Orizarë në periudhën prej orës 9:30 deri në orën 15:00./mia