Botë
Anonymous poston listën me 1000 adhurues të Ku Klux Klan-it
06.11.2015 11:40
Anonymous ka publikuar një listë me mbi rreth 1000 persona që mendohet se janë simpatizantë të Ku Klux Klan-it...

Ky hap pason kërcënimet nga grupi i supremacistëve të bardhë për të përdorur “forcë vdekjeprurëse” kundër atyre që protestojnë ndaj vrasjes së një adoleshenti me ngjyrë nga një polic i bardhë në Misuri, në gusht të vitit 2014.
Anonymous thotë se publikimi i këtyre të dhënave bëhet si një “formë rezistence” ndaj dhunës racore./Top Channel
