Ekonomi

KE e shqetësuar për zhvillimin ekonomik dhe borxhin e Maqedonisë

06.11.2015 11:58

Kriza politike ka ngadalësuar rritjen ekonomike kurse shqetësues është fakti i borxheve të shtetit, këtë e theksoi Bashkimi Evropian në parashikimin e tij për këtë vjeshtë...

Brukseli thekson se zhvillimet e brendshme dhe të jashtme janë arsyet për ngadalësimin e zhvillimit të brendshëm bruto, njofton Faktor.
 
“Pasiguria e brendshme dhe e jashtme kanë një ndikim negative në aktivitetet investuese, që ka çuar në ngadalësimin e rritjes së PBB gjatë gjysmës së parë të vitit. Përskaj pamjaftueshmërisë të rritjes së eksportit, bilanci i huaj ka kontribuar pozitivisht në rritjen e prodhimit.”
 
Përkeqësimi i krizës së brendshme politike në gjysmën e parë të vitit dhe situata në Greqi kanë ndikuar në rënien e besimit të investitorëve.
 
Pas rritjes së PBB në tremujorin e parë prej 3.2%, ajo pësoi rënie në tremujorin e dytë dhe u bë 2.6% për shkak të rënies së investimeve bruto në 7.6 %.
 
Në përgjithësi ekonomia është projektuar që të rritet por me një ritëm më të ngadalshme.
 
Komisioni Evropian theksoi se prodhimtaria industriale këtë vit është dëshpëruese duke marrë parasysh rezultatet e dobëta të prodhimit që janë mbi tre-çerekshin e strukturës industriale.
 
Parashikohet që kërkesat e brendshme do të jenë nxitësi i vetëm i rritjes ekonomike.
 
Gjithashtu pritet rritje e eksporteve si rezultat i kapaciteteve të reja të investimeve të huaja.
 
Komisioni thekson se me rritjen e industrisë së ndërtimit gjatë verës që paraqet rritje vjetore të mallrave të importuara dhe të investuara, si dhe me ngritjen e shpenzimeve kapitale të qeverisë, shpenzimet për investime pritet të mbeten të qëndrueshme për vitin 2015 dhe vitin e ardhshëm.
 
Sa i takon normës së papunësisë, sipas parashikimeve të KE-së ajo do të arrijë deri në 27% dhe vitin e ardhshëm në 25% kurse në vitin 2017 pritet të bjerë në 24.5%.
 
Punësimet e reja janë si rezultat i programeve të subvencioneve të reja në sektorin publik.
 
Me rritjen e deficitit, do të rritet edhe borxhi i shtetit. Sipas parashikimeve të KE-së borxhi i përgjithshëm do të shkojë mbi 40% të PBB-së.
 
Aty thuhet se borxhi i përgjithshëm i qeverisë këtë vit do të arrijë në 39.7%, vitin e ardhshëm 41.4% kurse në vitin 2017 në 43% të PBB./Almakos