Futboll
Europa League, Skënderbeu fiton 3 – 0 në “Elbasan Arena” me Sportingun e Lisbonës
06.11.2015 13:52
Skënderbeu është ende në garë për t’u kualifikuar në turin tjetër të Europa League pasi arriti fitoren e parë në fazën e grupeve...

Ekipi i Mirel Josës mundi me rezultatin 3 – 0 Sporting Lisbon duke u hammarrë për humbjen e thellë të para 2 javëve në Portugali.
Një fitore e madhe e skuadrës korçare që shpreson ende matematikisht për të vijuar garën në këtë aktivitet.
Lojtarët e Skënderbeut zotëruan takimin e zhvilluar në Elbasan Arena, para pak tifozëve të pranishëm.
Sabjen Lilaj i hapi rrugën drejt fitores kampionëve të Shqipërisë duke realizuar në minutën e 15’.
Sporting mbeti me 10 futbollistë prej minutës së 19’, pasi Rui Patricio u ndëshkua me karton të kuq. Portieri portugezëve pengoi Liridon Latifin brenda zonës.
Sabjen Lilaj nuk gaboi duke kthyer në gol 11-metërshin. Entuziasmi për suksesin nuk i shpërqendroi lojtarët e Skënderbeut, të cilët u treguan të kujdesshëm në mbrojtje dhe kërkues në sulm.
Goli që vulosi gjithçka u realizua nga Nimaga në minutën e 56’. Mesfushori nga Kameruni shfrytëzoi goditjen e gabuar të portierit Marcelo.
Kundërshtari i radhës për Skënderbeun do të jetë Besiktas më 26 nëntor në Stamboll.
