Basketboll

NBA, Dallas gjen fitoren, Nowitzki kalon kufitin 45.000 pikë

06.11.2015 13:58

Dallas Mavericks gjen suksesin e parë sezonal në NBA në ndeshjen e shtëpisë kundër Charlotte Hornets me rezultatin 108-94...

Gjatë periodës së parë, Dirk Nowitzki arriti në kuotën e 45 mijë pikëvë të shënuara në NBA duke hyrë në renditjen e 16 më të mirëve të koshit amerikan.
 
Shtatlarti amerikan që e mbylli mbrëmjen me 14 pikë dhe 6 ribaunde, e ndihmoi Dallasin të krijonte një avantazh minimal prej 3 pikësh në përfundim të 10 minutave të para.
 
Në krahun tjetër, Jeremy Lin u shfaq gjatë periodës së dytë me disa kosha vendimtarë që e kaluan në avantazh skuadrën mike, ndërsa Dwight Powell replikoi për ta mbyllur pjesën e parë të takimit me avantazhin e një pike për ekipin teksan.
 
Hornetsat ndryshuan fytyrë dhe me gazin në maksimum kryesuan deri në shifrat 71-59, por gjatë periodës së katërt, vendasit të mbështetur edhe nga publiku në “American Airlines Arena” morën në kontroll sfidën.
 
Deron Williams rezultoi lojtari kyç i ndeshjes me 12 asiste që e ndihmuan skuadrën e Dallasit ta mbyllte sfidën në avantazh dhe të siguronte suksesin e parë sezonal duke larguar përkohësisht krizën.
 
Në sfidat e tjera, Chicago kaloi 112-108 Oklahoman, Miami u imponua në fushën e Minnesotta 96-84, Denver nuk arriti t’i bënte ballë furisë së Utah duke u mundur 84-96, ndërsa Portland shkatërroi Memphis 115-96.