Anëtarët e PE-së vizitojnë Çairin
Sot për vizitë në Komunën e Çairit ishin anëtarët e Parlamentit Evropian - Rebeka Harms, Igor Sholts, Robert Godina dhe Anne Tidelman, përfaqësues të partive të " të gjelbërve" nga Sllovenia, Gjermania dhe Suedia...
Në kuadër të vizitës së tyre, deputetët evropian u takuan me kryetarin e komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ku si temë kryesore u diskutua për procesin e decentralizimit në Maqedoni dhe efektet e deritanishme të zbatimit të tij, si dhe sfidat në të ardhmen.
Në takim u prezantuan projektet vijuese dhe planet zhvillimore të komunës së Çairit, si dhe u shqyrtuan mundësitë për përkrahjen e institucioneve të Bashkimit Evropian dhe fondet e tij për të siguruar mbështetjen e nevojshme financiare për realizimin e tyre.
Ne nuk e fshehin ambicien tonë për të bërë komunën e Çairit sipas standardeve evropiane dhe për këtë arsye në veçanti vlerësojmë përvojat që mund të na sjellin deputetët evropian, si dhe mbështetjen e tyre në sigurimin e mënyrave efektive për të arritur qëllimin tonë", tha kryetari i Çairit, Izet Mexhiti.
Eurdeputetët e përshëndetën hapjen e zyrës të Komunës së Çairit në Bruksel, e realizuar gjatë vizitës së fundit të Kryetarit Mexhitit në selinë e BE-së, përmes të cilës komuna më lehtë do ti promovon projektet dhe potencialet e saja dhe në mënyrë më të afër do të punon në sigurimin e mjeteve për financimin e tyre. Gjithashtu, ata shprehën gatishmëri të ndihmojnë me këshillat e tyre konkrete, si dhe shkëmbimin e përvojave që i kanë pasur vendet dhe komunat e tyre gjatë realizimit të projekteve të ngjashme.
Mysafirët e Brukselit treguan interes edhe për ngjarjet aktuale politike në vend, me çka bashkërisht u përshëndetën rezultatet arritura pozitive në marrëveshje e liderëve politik rreth implementimit të marrëveshjes me çka u vë fund të krizës politike.
Bashkëbiseduesit përsëri e shprehen pozicioni principiel të BDI-së gjatë kohë së marrëveshje të katër partive më të mëdha dhe treguan shpresë të sinqertë se Maqedonia do të vazhdon me realizimin e reformave të parashikuara të theksuara në raportet e deritanishme të Komisionit Evropian për përparim të Maqedonisë, duke përfshirë edhe implementimin e tërësishëm të dispozitave të Marrëveshjes së Kornizës së Ohrit, me çka vendit do i mundësohet kthimi e tij në rrugën për anëtarësim të plotë në EU-në dhe NATO-në.
