Lëvizja “Besa”: Marrëveshja është hap drejt normalizimit të vendit
Lëvizja “Besa” përshëndet arritjen e marrëveshjes së mbrëmshme mes palëve nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës dhe me këtë rast thekson se edhe kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa asistencën e bashkësisë ndërkombëtare...

U dëshmua edhe një herë se Maqedonia është shtet që mund të funksionojë vetëm në sajë të ndihmës së miqve ndërkombëtarë, pasi politikanët vendorë janë të prirë më shumë t’i mbrojnë interesat e tyre partiake sesa interesin shtetëror.
Për këtë të fundit ishte dëshmi shkelja e të gjitha afateve, thonë nga kjo lëvizje.
“Besa”, ndërkohë vlerëson se shqiptarët e Maqedonisë nuk ishin të përfaqësuar politikisht në këto bisedime, pasi përfaqësuesit e BDI-së dhe të PDSh-së ishin aty për ta mbështetur Nikolla Gruevskin dhe për të kërkuar mëshirë nga Zoran Zaevi. Në bisedime nuk u mbrojt asnjë çështje me interes shqiptar, akuzojnë nga lëvizja “Besa”.
