Botë

Aksident në Gjermani, treni përplaset me kamionin, 5 të vdekur

06.11.2015 16:07

Një tren pasagjerësh është përplasur me një kamion në Gjermani, duke lënë 5 persona të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të lënduar...

Në tren për momentin gjendeshin 50 persona. Kamioni që transportonte makina ushtarake, kishte ngecur në binarë në momentin që po kalonte treni.

Në pamundësi frenimi, treni që po ecte me shpejtësi 100 km në orë, e tërhoqi zvarrë dhjetëra metra kamionin, i cili u përshi nga flakët dhe u shkatërrua tërësisht.

Shoferi rumun i kamionit mbeti i vdekur në vend bashkë me drejtuesin e trenit dhe tre pasagjerë të tjerë.