3 milionë emigrantë në BE në 2017, Gjermania përshpejton riatdhesimin e azilkërkuesve
Komisioni Evropian deklaroi se 3 milionë emigrantë ka gjasa të mbërrijnë në Evropë brenda vitit 2017...

Fluksi i madh i azilkërkuesve ka shkaktuar përçarje politike në mbarë BE-në me vendet anëtarë që nuk po bien dakord me mënyrat e menaxhimit të krizës. Gjermania do të përshpejtojë riatdhesimin e azilkërkuesve të refuzuar, pasi koalicioni qeverisës zgjidhi ngërçin mbi çështjen.
Kancelarja, Angela Merkel, deklaroi se 5 qendra të posaçme do të menaxhojnë aplikimet e azilkërkuesve që kanë fare pak shanse të pranohen.
Sipas kancelares, 5 qendrat e në fjalë do të mbajnë emigrantë nga vende të cilat konsiderohen të sigurta, që nuk do t’u lejohet më hyrja në Gjermani dhe ata që do të refuzojnë bashkëpunimin. Gjermania pret të marrë të paktën 800 mijë azilkërkues këtë vit.
