1642 kërkesa janë dërguar nga ana e bujqve, nga AF janë aprovuar 421 kërkesa
Në Agjencinë për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimi Rural janë dërguar 1642 kërkesa nga ana e bujqve për miratim të mjeteve për investime në furnizimin e pajisjeve dhe mekanizmit për kultura industriale dhe të drithërave...

Prej këtyre kërkesave, sot 421 janë aprovuar me vlerë prej 120 milion denarë, të cilat janë për blerjen e traktorëve dhe makinerive. Agjencia sot ka filluar me nënshkrimin e marrëveshjes për marrjen e e traktorëve dhe makinerive nga programi për përkrahje financiare në bujqësi dhe në zhvillim rural për vitin 2015.
“Ne jemi duke bërë përpjekje që me Ministrinë e Bujqësisë të bashkëpunojmë, që të ndajmë edhe 180 milion denarë për këtë masë, me qëllim që të nënshkruajmë marrëveshje edhe me 500 aplikues të tjerë”- deklaroi drejtoresha e Agjencisë për Përkrahje Financiare, Vesna Vukoviq.
Ndërsa aplikuesit shprehen të kënaqur nga mjetet e marra.
“Kam aplikuar nëpërmjet programit 50/50 për traktorë dhe me të parën e kam fituar”- tha aplikuesi, Petko Angelevski.
“Jemi të kënaqur dhe kemi 1 hektarë tokë”- tha aplikuesja, Ajnure Kadriu.
“Kemi aplikuar për traktorë solistë dhe e kemi fituar. Kemi përafërsisht 5 hektarë tokë”- theksoi aplikuesi, Sedat Alimi.
Nga kjo agjenci bëjnë të ditur se nga viti i ardhshëm do të fillojë aplikimi për subvencione në mënyrë elektronike. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)
