Botë
Frontex do të vendoset në kufirin Greqi-Shqipëri
07.11.2015 13:04
Agjencia për mbrojtjen e kufirit e Bashkimit Evropian, Frontex, paralajmëron vendosjen e forcave përgjatë kufirit të Greqisë me Shqipërinë...

Shefi i kësaj agjencie, Fabrice Leggeri, për Top Channel, ka deklaruar se agjencia dëshiron t’i parandaloj migrantët nga përpjekja për të arritur në Evropën Perëndimore, duke udhëtuar nëpër Shqipëri.
Autoritetet e Shqipërisë thonë se kanë bërë përpjekje për strehimin e refugjatëve, nëse ata fillojnë të arrijnë gjatë dimrit.
Laggeri tha se nuk ka plan për krijimin e ndonjë kampi në Shqipëri, pasi “do të mund të ishte ngarkesë për vendet në rajon dhe nuk është në linjë me vendimet e BE-së për shpërndarjen e migrantëve nga Greqia në vendet e tjera të BE-së”.
