Botë

Mbi 15.000 njerëz dolën në ditën e katërt të protestave në Rumani

07.11.2015 13:33

Rreth 15.000 njerëz dolën mbrëmë në protesta në Bukuresht dhe qytete të tjera të mëdha rumune në shenjë proteste kundër elitës politike...

Rreth 15.000 njerëz dolën mbrëmë në protesta në Bukuresht dhe qytete të tjera të mëdha rumune në shenjë proteste kundër elitës politike, sipas tyre, të korurptuar, një javë pas zjarrit në klubin e natës në të cilin jetën e humbën 32 persona, lajmëroi BTA.
 
"Shumë korrupsion, shumë pak drejtësi", dhe "Korrupsioni vret", brohoritën demonstruesit në ditën e katërt me radhë të protestave, që të mërkurën shkaktuan dorëheqjen e qeverisë së socialdemokratit Viktor Ponta.
 
Qindra persona morën pjesë posaçërisht në marshin e qetë në përkujti m të viktimave të zjarrit. Ata ndezën qirinj para ndërtesës në të cilën ndodhej diskoteka në qendër të kryeqytetit rumun.
 
Sipas dëshmitarëve okular dhe prokurorëve, zjarri ishte shkaktuar nga spektakli piroteknik në një koncert jard roku dhe një serie shkeljesh të rregullave të sigurisë.
 
Shefat e klubit të natës janë në arrest për vrasje nga pakujdesia./mia