Botë
Në Singapor filloi takimi historik i liderëve të Kinës dhe Tajvanit
07.11.2015 14:07
Presidentët e Kinës dhe Tajvanit Ksi Xhinping dhe Ma Jing-xheu në Singapor e filluan takimin e parë historik pas 65 viteve...

Presidentët e Kinës dhe Tajvanit Ksi Xhinping dhe Ma Jing-xheu në Singapor e filluan takimin e parë historik pas 65 viteve, i shoqëruar me protesta dhe përpjekje të protestuesve për të ndërhyrë në parlamentin tajvanez.
Bisedat e nivelit të lartë do të fokusohen në marrëdhëniet midis Kinës dhe Tajvanit, të cilat veçanërisht të tensionuara.
Kina pohon se ka sovranitet mbi Tajvanin prej vitit 1949, kur Qeveria nacionaliste u arratis nga ishulli pas dështimit të komunistëve.
Bisedat vijnë para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Tajvan, në të cilat favorite është Partia progresive demokratike, e cila angazhohet për pavarësi, të cilën Kina dëshiron ta shmang.
Gjatë natës policia tajvandeze parandaloi përpjekjen e qindra protestuesve për të hyrë në ndërtesën e parlamentit, duke mbajtur transparentë "Tajvani i pavarur".
Marrëdhëniet midis Kinës dhe Tajvanit janë përmirësuar pasi presidenti Ma Jing-xheu e ndërmori pushtetin nga viti 2008.
Qeveria kineze pohoi se Tajvani është pjesë e territorit të saj dhe kanoset se do ta kundërshtojë me fuqi ushtarake për çdo përpjekje për pavarësi të plotë./mia
