Botë
Bregu i Kilit goditet prej dy tërmeteve të njëpasnjëshme
07.11.2015 14:31
Dy tërmete të fuqishme me fuqi prej 5,8 dhe 6,8 ballëve sipas Rihterit e goditën sot në mëngjes qytetin bregdetar kilian Kokimbo...

Dy tërmete të fuqishme me fuqi prej 5,8 dhe 6,8 ballëve sipas Rihterit e goditën sot në mëngjes qytetin bregdetar kilian Kokimbo, kumtoi Instituti gjeologjik i SHBA-së, transmeton TASS.
Epiqendra e dridhjes së parë ka qenë 100 kilometra në verilindje të qytetit në thellësi prej 12 kilometrave, në dridhjen e dytë 97 kilometra në jugperëndim në thellësi prej 14 kilometrash.
Nuk është publikuar rrezik nga cunami.
Dridhja e dytë është ndjerë edhe në kryeqytetin Santjago, i cili ndodhet 300 kilometra në jug të Kokimbos./mia
