Show Biz

Kris Jenner nuk di të plaket, feston 60 vjetorin

07.11.2015 15:03

Kris Jenner, sapo ka festuar 60 vjetorin, por ajo duket se nuk di të plaket, madje me kalimin e viteve ajo është bërë më e bukur...

Sigurisht, botoksi dhe ndërhyrjet kirurgjike kanë luajtur një rol të madh, si në ndryshimin e Kris ashtu edhe për vajzat e saj, por ajo di ta mbajë veten.

Gjatë festës së ditëlindjes Kris Jenner dhe vajzat e saj u panë me një stil të veçantë. Familja Kardashian-Jenner mori një vëmendje të madhe kur arriti në West Hollywood, të gjitha të veshura me stilin e vitit 1920.

Kris ka qenë e martuar me avokatin e njohur Kardashian, me të cilin ka edhe vajzat Khloe, Kourtney dhe Kim dhe djalin Rob, ndërsa vjazat Kendall dhe Kylie janë me bashkëshortin e fundit të saj, Bruce Jenner, i cili së fundmi është shndërruar në femër.