Basketboll

Curry i shkëlqyeshëm, Golden State të pamposhtur

07.11.2015 15:09

Golden State vijon të befasojë në këtë fillim-kampionati, duke mos u ndalur në rrugën e saj...

Kampionët në fuqi korrën sot fitoren e gjashtë në po kaq takime të luajtura, duke mundur 119-104 Denver.
 
Një tjetër mbrëmje magjike e Stephen Curry, që realizoi 34 pikë dhe 10 asist, duke konfirmuar se është pretendenti kryesor për trofeun e MVP.
 
Të gjithë lojtarët e formacionit bazë të “shtetit të Artë” realizuan mbi 12 pikë, duke konfirmuar se loja në grup është arma më e fortë e kampionëve.
 
Golden State është skuadra e vetme në NBA pa asnjë humbje, pasi sot u ndal Toronto, që e rivalizonte në Lindje. Kanadezët u mundën 92-87 nga Orlando, ku u dallua Harris me 20 pikë. Për Toronton, 23 pikët e DeRozan mbetën për statistikë.
 
Me fitore kundërpërgjigjet në Konferencën e Lindjes skuadra e Cleveland, që mundi 108-102 Philadelphia.
 
Nëse Curry bën diferencën te Golden State tek ekipi i Cavaliers dallohet LeBron James, protagonist në fitoren e skuadrës së tij. Ai realizoi 31 pikë dhe 10 asist, lider në fushë, por çelësi i suksesit për Cavaliers ishte stoli, që realizoi 38 pikë.
 
Suksesin e parë në kampionat korri ekipi i Lakers, që mundi 104-98 Brooklyn jashtë fushe. Bryant me 18 pikë ishte më i miri në fushë për kalifornianët, që i bëri të pavlefshme 45 pikët e dyshes Lopez-Johnson për vendasit.
 
Edhe për Lakers stoli realizoi 38 pikë, duke treguar se grupi po kalon një moment të mirë dhe doli nga kriza.
 
Nga ndeshjet tjera, veqojmë fitoren e Indianas ndaj Majamit, si dhe ate të Hjustonit kundër Sacramentos.