Botë
Numri i viktimave në zjarrin në klubin e natës në Rumani arriti në 35 njerëz
07.11.2015 15:12
Edhe tre persona e humbën jetën sot nga lëndimet e shkaktuara nga zjarri në klubin e natës në Bukuresht javën e kaluar, me çka numri i viktimave arriti në 35 persona...

Rreth 100 persona të cilët u lënduan gjatë zjarrit, që shpërtheu më 30 tetor në klubin e natës "Kolektiv" gjatë një spektakli piroteknik, ende ndodhen në spital. Shumica e njerëzve u lënduan gjatë tentimit që me panikë të dalin nga klubi përmes daljes së tij të vetme.
Mbrëmë vonë isa mijëra demonstrues u tubuan në Bukuresht, ditën e katërt me radhë të protestave në shenjë proteste kundër sundimit të keq dhe korrupsionit në vend./mia
