Kulturë

Filmi dokumentarë “Matanë Malit” i M.Çoçolit çmim për dokumentarin më të mirë në Nju Jork

07.11.2015 15:47

“Matanë Malit”,është filmi dokumentar me skenar dhe regji të Merita Cocolit, që fitoi çmimin për dokumentarin më të mirë në festivalin e filmit në Nju Jork...

Filmi është  “produksion i Ars media Kllab” dhe i   financuar nga Fondi i filmit të Maqedonisë.
 
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u bë mbrëmë në Manhaten. Filmi “Matanë Malit”trajton një temë e cila ka  të bëjë me integrimin  e shqiptarëve në Zvicër, ku protogoniste kryesore  është këngëtarja me famë botërore  shqiptaro-zviceriane Elina Duni.
 
Merita Cocoli me prejardhje nga Korca ,është aktore dhe gazetare.Prej shumë vitesh punon në Televizionin e Maqedonisë programin në gjuhën shqipe,ku ka realizuar një numër të madh emisionesh kulturore,reportazhe dhe dokumentare televizive.
 
Sipas të dhënave që vijnë nga festivali i filmit shqiptar në Amerikë, ku në konkurence ishin filma nga Kosova,Shqipëria e më gjërë ,dokumentari “Matanë Malit”  nga Maqedonia  u  prit me emocion nga publiku që kishte mbushur sallën e kinemasë në Manhaten.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI