Maqedoni

MPB me masa për zbulimin e personave ë dëmtuan objektin fetar në Kriva Pallankë

07.11.2015 16:03

SPB Kumanovë në bashkëveprim me Prokurorinë publike themelore po ndërmerr masa dhe aktivitete intensive për ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe zbulimin e kryesve...

SPB Kumanovë në bashkëveprim me Prokurorinë publike themelore po ndërmerr masa dhe aktivitete intensive për ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe zbulimin e kryesve të cilët dje dëmtuan shtëpinë private në rajonin qendror të qytetit të Kriva Pallankës.
 
MPB në kumtesën e sotme sqaron se gjatë ditës së djeshme në periudhën prej orës 13:30 deri në orën 14:30, në Kriva Pallankë është mbajtur protestë e paralajmëruar e qytetarëve të kriva Pallankës për shkak të hapjes së objektit të dedikuar për rituale fetare. Në protestë morën pjesë rreth 1.200 qytetarë dhe kaloi pa shkelje të rendit dhe qetësisë publike./mia