Maqedoni

Bujqit dhe blektorët në Studeniçan shfrytëzim të ulët të subvencioneve

07.11.2015 16:11

Moszgjidhja e pronësisë së tokës dhe mosregjistrimi i bujqve janë pengesë kryesore që bujqit e komunës së Studeniçanit të mos mund të shfrytëzojnë subvencionet nga ministria e bujqësisë...

Kështu thekson inxhinjeri i bujqësisë Nehar Rexhepi, i cili ka qenë njëri nga ligjeruesit në temën Bujqësia dhe blektoria në komunën e Studeniçanit, në kuadër të tribunës së organizuar nga shoqata qytetare Aksi.
 
Me këtë rats u dhanë edhe këshilla se si bujqit dhe blektroët duhet të aplikojnë për shfrytëzimin e subvencioneve dhe cilat kultura bujqësore mund të kultivohen në Studeniçan.
 
"Bujku të dijë si të aplikojë në Ministri,më shumë të shfrytëzojnë subvencionet në bujqësi.Te ne është problemi kryesor në bujqësi me pronësitë e tokës që duhet të punohet shumë në këtë drejtim, që të bëhen pronësitë e tokës dhe bujqit të regjistrohen si bujk dhe poashtu t’i regjistrojnë cdo kulturë bujqësore që mbjellet në komunë të regjistrohet dhe kështuqë ti shfrytëzojnë subvencionet.Prej vitit 2011-215 janë shtuar subvencionet afër 35 milion,ndërsa për këtë vit subvencionet janë 150 milion euro ,në Komunën e Studenicanit si statistikë  shfrytëzohen  2 përqind", shprehet inxhinjeri i bujqësisë Nehat Rexhepi.
 
Nga bujqësia mund të jetohet mirë thot Rexhepi, sipas të cilit në Studeniçan mund të zhvillohet lavërtaria, kopshtaria, peshkataria, bletaria, por edhe pemtaria dhe blektoria.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI