KRIZA ME REFUGJATËT

Saliu: Menaxhimi duhet të jetë gjithpërfshirës

07.11.2015 16:59

Qendra për menaxhimin me kriza dhe shtabi kryesor i formuar për krizën e refugjateve kanë kapacitet të përballen për momentin me migrantët që hyjnë në Maqedoni...

Qendra për menaxhimin me kriza dhe shtabi kryesor i formuar për  krizën e refugjateve kanë kapacitet të përballen për momentin me migrantët që hyjnë në Maqedoni, por të njëjtat kapacitete do të ishin të kufizuara në rastë se rritet numri i migrantëve në vend, si pasojë e mbylljes së ndonjë kufiri në rajon.
 
Drejtoresha e Qendrës për Menaxhimin me krizat, Suzana Saliu,  është e mendimit se, çdo ndryshim, mbyllje apo skenar tjetër për masa më të repta kuundër refugjatëve, do të  duhej të jetë e koordinuar paraprakisht me vendet e Evropës, sepse për ndryshe, Maqedonia mund të vihet në pozicion të rishikojë veprimet saja për humanitetin që po e bën.  
 
“Republika e Maqedonisë në asnjë moment nuk dëshiron të vihet në një pozitë ku do të jetë e obliguar që të ndërmerr masa johumane që do të ketë pasoja humanitare, mirëpo Republika e Maqedonisë, por  me ndihmesat e Evropës të ndjek politikat dhe vlerat evropiane, sepse kjo është çështje që kërkon punë, reagim dhe përgjegjësi të përbashkët”, shprehet drejtoresha e qendrës për menaxhim me kriza, Suzana Saliu.
 
Çdo mbyllje e kufijëve në rajon sipas Saliut, do të kishte pasoja jo vetëm për vendin tonë apo rajonin, por për  gjithë Evropën në përgjithësi. Kriza me refugjatët është një krizë e cila tash më që ka karakter gjithpërfshirës.  
 
“Çdo skenar që është i paralajmëruar për mbyllje kufish, për ndërtim murash, dhe ndërtim gardhesh, janë politika johumane dhe dështuese mëndej mendoj se ato politika  do kenë edhe pasoja të tyre. Mendoj se Republika e Maqedonisë në këtë rastë ështëe  gatshme dhe e përkushtuar që të ndjek politikat dhe vlerat evropiane por gjith kjo situat kërkon një reagim një përgjethësi të përbashkët evropiane”, shprehet drejtoresha e qendrës për menaxhim me kriza, Suzana Saliu.
 
Janë të shumta institucionet të cilat përkujdesen për krizën e refugjatëve, Armata e Maqedonisë, Ministria e Shëndetësisë, ajo e Puneve të Brendshme, Transportit  dhe Lidhjeve,  si dhe Agjencia  i Inteligjencës dhe Kryqi i Kuq.  
 
Përmes një komunikate me shkrim lëshuar për TVM2 nga ARM thuhet se Armata në kontinuitet e vëzhgon situatën me krizën e migrantëve nëpër venkalimet kufitare, sidomos me kufirin me Greqinë.
 
ARM është e gatshme në çdo situatë  të përballet me krizën e mundshme me refugjatët. Megjithatë në komunikatë nuk ka informacione shtesë se si do të vepronte ARM në rastëse vendi do të mund të përballej me një fluks shum të madh të refugjatëve.
 
Cili do të ishte plani B, që do ta implementonte Maqedonia,  nëse  nuk respektohet marrëveshja e firmosur  nga ana e lidereve  në Bruksel për mos mbylljen së kufinjve  për tranzit të refugjatëve  drejt destinacionit të quajtur -Evropë. TVM2 në këtë temë ka kërkuar prononcim edhe nga MPB si dhe nga ministria e Shëndetësisë, po nuk morrëm asnjë përgjigje.  
 
Ndryshe Komisioni Evropian ditë më parë ndau 2 milionë euro për UNHCR-në,  për përmbushjen e nevojave themelore të regugjatëve që për momentin tranzitojnë nëpër Maqedoni dhe Serbi  drejt Evropës.
 
Ndihmë  që do t’i mundësojë UNHCR-së dhe institucioneve  të vendit të sigurojnë 200. Mijë refugjatë me veshje të ngrohta dhe strehim të përkohshëm, si  dhe mbrojtje të lokaliteteve për pranim në rajon.
 
REXHEP QAMILI