RAPORT PROGRESI PËR MAQEDONINË

Arritja e marreveshjes, notë pozitive në konkluzat

07.11.2015 17:02

Marrëveshja e arritur mes liderëve politik për çështjet shumë të rëndësishme qe dalin nga Marrëveshja e Përzhinës...

Marrëveshja e arritur mes liderëve politik për çështjet shumë të rëndësishme qe dalin nga Marrëveshja  e Përzhinës, do të jetë një element pozitiv në sytë e ndërkombëtarëve,  thonë analistët politik.
 
Por kjo sipas tyre nuk ndryshon asgjë në përmbajtje te raport progresit, përveç që do të mund të ketë notë pozitive në konluzat e e tij.
 
"Sa i përket raportit duhet ta kemi parasysh se raport  progresi në përmbajtje nuk do të ndryshojë, meqë ai është shkruar dhe janë evidentuar të gjitha dobësitë dhe kriza politike që na ka përcjell për vititn që po shkon, mirëpo pas arritjes së këtij dakordimi për implementim, sigurisht se do të ketë një ndryshim në konkluzat e raport porgresit, ku do të shkruhet si diç pozititve në arritjen e kësaj marrëveshje. Rekomandimi përsëri do të jetë i kushtuzuar ose me elemente kritike dhe reale për gjithë atë krizë politike me element edhe të destabilizimit të Maqedoni dhe sigurisht nuk do të marrim rekomandim aq të lehtë dhe të sigurt sepse ka akoma punë në zbatimin e marrëveshjeve", shprehet analisti politik Ismet Ramadani.
 
Edhe profesori universitar Nano Ruzhin, konsideron se  nevojitet akoma punë për të ndryshuar bindjet e ndërkombëtarëve për vullnetin politik të liderëve të partive politike.  
 
"Gjithsesi se kjo është një lajm i mirë për qytetarët dhe para së gjithash për Brukselin dhe Washingtonit, pikërisht pak para publikimit të raport progresit për Maqedoninë. Pikërsiht, kjo marrëveshje praktikisht ka bërë që të mund të marrëm me një gjysëm kusht raport pozitiv. Ky ësht hap i madh por megjithatë jo edhe vendosës sepse evropjanët kanë kuptuar se me ballkanasit duhet të kenë parasysh principin e paparashikueshmërisë si dhe sasisnë dhe mënyrën e implementimit  të marrëveshjeve", shprehet profesori universitar Nano Ruzhin. 
 
Ndryshe raport progresi për Maqedoninë ka mundësi të shpaloset javën që vjen. Këtë javë sipas Komisionit Evropian  është mbledhur kolegjiumi dhe pritet të vendosin për datën e publikimit të raportit per vendet e Ballkanit , aspirante per tu anetaresuar ne Bashkimin Evropian.
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU