Sportet E Tjera

Zyrtare: Kosova pranohet me drejta të plota në IHF

07.11.2015 17:08

Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) tashmë është anëtare me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF)...

Vendimi erdhi në Kongresin e jashtëzakonshëm të IHF-së, i cili po mbahet në Sochi te Rusisë.
 
“Federata e Hendbollit e Kosovës është anëtare e 200 e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF). Kjo është një ditë e madhe për hendbollin dhe në përgjithsi sportin e Kosovës”, ka konfirmuar për mediat kosovare, kreu i FHK-së, Eugen Saraçini.