Sportet E Tjera
Lorenco me rekord deri te pol pozita, rrëzohet Rosi
07.11.2015 17:10
Ngasësi i Jamahas, Horhe Lorenco, e ka fituar pol pozitën në Garën për Çmimin e Madh të Valencisë, e fundit në klasin mbretëror në kampionatin Moto GP...

Lorenco, para sfidës së fundit në shtegun “Rikardo Tormo”, ka shtatë pikë epërsi ndaj kolegut Valentino Rosi, I cili shkaku I incidentit me Mark Markesin para dy javësh në Malajzi, do të niset nga pozita e fundit, e 26-ta.
Spanjolli Lorenco, deri te pol pozita në Valenci, erdhi me kohë rekorde prej 1.30.011 dhe me diç më pak se gjysëm sekonde përparsi ndaj Markezit nga Repsol Honda.
Këta dy garues, në rendin e parë të startit të nesërm, do ti shoqëroj Dani Perdosa, po nga Repsol Honda.
Pos dominimit të Lorencos, kualifikimet e sotme kaluan edhe në shenjë të aksidentit të Rosit në xhiron e fundit, pas të cilit mbeti pa gjasa që të përmirsoj kohën e tij.
“Doktori” në fund u mjaftua me kohën e 12-të më të mirë, por kjo nuk do të thotë asgjë, pasi nesër do të niset nga pozita e fundit.
Me këtë, Lorenco ka fituar një përparsi të madhe në vigjile të garës së fundit të këtij sezoni, në të cilën spanjolli hyn me shtatë pikë më shumë se italiani.
Gara për Çmimin e Madh të Valencisë, e fundit për këtë sezon në klasin mbretëror Moto GP, në program është nesër, me fillim në orën 14.00. / Mustafa Ademi
