Maqedoni
Uniteti: Partitë shqiptare, inferiore gjatë bisedimeve
07.11.2015 17:13
Partia Uniteti ka akuzuar për inferioritet partitë shqiptare, pjesëmarrëse në bisedimet për tejkalimin e krizës politike...

Sipas Unitetit partitë shqiptare nuk hap asnjë cështje që ka të bëjë me mosrespektimin e Kushtetutës dhe Ligjeve në drejtim të barazisë së plotë të qytetarëve, posaçërisht atyre shqiptarë, por as nevojën për ndryshime të tjera kushtetuese.
“Subjektet politike, edhe BDI edhe PDSh, sipas nesh ishin vetëm kukulla dhe ishin prezente që në një farë forme ishin mbrojtëse të politikës së VMRO DPMNE-së. Kur botërisht dihet se subjekti politik ose subjektet politike që e sollën krizën politike ishin subjektet politike që janë në pushtet. Në fakt kriza politike në Maqedoni janë ndryshimet kushtetuese ose cështje që duhet të futen në brenda kushtetutës ose implementimi praktik i kushtetutës në aspektin e barabarësisë së plotë të qytetarëve”, shprehet Zulfi Adili nga partia Uniteti.
Adili falënderoi faktorin ndërkombëtar për këmbëngulësinë për tejkalimin e krizës politike dhe clirimin e institucioneve të kapura nga partitë politike.
Adili gjithashtu njoftoi se partia që përfaqëson do të merr pjesë në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare dhe se për këtë qëllim po konsolidon organet partiake dhe po vazhdon shtrirjen në mbarë territorin e vendit.
“Sigurisht, pasi që jemi regjistruar dhe kemi dalë në skenën politike, Uniteti si subject politik është i përgatitur dhe jemi në fazën pregatitore që të marrim pjesë në zgjedhjet e paralajmëruara të parakophëshme të 24 prillit në RM”, shprehet Zulfi Adili nga partia Uniteti.
Në kontekst të zgjedhjeve dhe fushatës parazgjedhore Uniteti akuzoi BDI për fushatë luksoze dhe shpenzim fondesh mbi gjysëm milionë euro vetëm për reklamimin nëpër bilborde.
SHPËTIM NUREDINI
