SHBA: Qendra të reja për regjistrimin të refugjatëve
Edhe njëi informacion lidhur me emigrantët. Administrata amerikane do të hap qendra të reja për regjistrimin dhe kontrollin e refugjatëve nga Siria para dërgimit të tyre në SHBA...

Vendimi vjen pasi në shtator presidenti Obama paralajmëroi se SHBA¬ja do të ndërmarrë 10.000 refugjatë sirianë shtesë në vitin 2016.
Departamenti shtetëror amerikan publikoi se do të hapet një qendër për kontrollin e refugjatëve në qytetin irakian Erbil para fundit të vitit, ndërsa para vitit të ardhshëm përsëri do të fillojë me punë një qendër e tillë në Bejrut.
Shtëpia e Bardhë nuk kumtoi se sa refugjatë shtesë do t'i pranojë SHBA¬ja mbi numrin prej 10.000, por sipas përfaqësuesve të administratës amerikane kërkohen mënyra ky numër të rritet.
Departamenti shtetëror ka nëntë qendra për kontrollin e refugjatëve në botë. Atje të punësuarit në Ministrinë e Sigurisë së Brendshme vlerësojnë se cilët refugjatë mund të pranohen në SHBA.
