Kulturë

Kumanovë: AKV “ Bajaram Shabani“ shënoi 70 vjetorin

07.11.2015 17:38

Në praninë e adhuruesve të shumtë të muzikës si dhe mysafirëve nga të gjitha trojet, AKV “ Bajaram Shabani “ nga Kumanova mbrëmë shënoi 70 vjetorin...

Me këtë rast në Pallatin e Kulturës në këtë qytet u shfaq një koncert, i cili drejtpërsëdrejti u transmetua në programin tonë.
 
Referatin mbi aktivitetin 7 dekadësh të këtij ansambli e paraqiti, Driton Ramadani. 
 
Ishte ky  një koncert që nxiti emocione të shumta ndër gjeneratat e shumta të kësaj shoqërie, porse edhe vlerësime pozitive nga ekspertët artistik. 
 
Shtatëdhjetë vjetori i punës së frytshme të AKV “ Bajaram Shabani “ u shënua edhe me aktivitete të tjera, me çrast aktivsitët e dalluar ndër vite u dekoruan me plaketa dhe mirënjohje. 
 
NEXHAT AQIFI