Botë

Regjistrohet tërmeti i tretë për një orë në Kili

07.11.2015 19:18

Tërmeti i tretë në një ditë me fuqi prej 5,9 ballëve sipas Rihetrit e goditi sot bregdetin qendror të Kilit, kumtoi Instituti gjeofizik i SHBA-së, transmeton TASS...

Epiqendra ka qenë në thellësi prej 86 kilometrave në veri të qytetit Kokimbo, në thellësi prej rreth 4 kilometrash.
 
Paraprakisht sot në të njëjtin rajon janë regjistruar edhe dy dridhje. E para me intensitet prej 5,8 ballëve, ndërsa e dyta me fuqi prej 6,8 ballëve sipas Rihterit, në mënyrë përkatëse në 108 kilometra në veriperëndim dhe 97 kilometra në jugperëndim të Kokimbos.
 
Tani për tani nuk ka informacione për viktima dhe dëm të shkaktuar material dhe as rrezik nga cunami./mia