Maqedoni

Garet: Për zgjedhje kredibile na pret shumë punë

08.11.2015 12:19

Për zgjedhje kredibile në prill kemi shum punë, deklaroi ambasadori britanik në Shkup Carls Garet, i cili nuk e mohon se progress-raporti I BE-së...

Për zgjedhje kredibile në prill kemi shum punë, deklaroi ambasadori britanik në Shkup Carls Garet, i cili nuk e mohon se progress-raporti I BE-së për Maqedoninë që pritet të publikohet këtyre ditëve do të jetë i kushtëzuar.

Në intrvstën javore për Europën e Lirë ambasadori Garet thot se “Raporti do të përmbaj më shumë rekomandime për Maqedoninë dhe informacione për gjendjen e demokracisë dhe sundimin e të drejtës, por edhe për sferat tjera në Maqedoni. Për këtë arsye është me rëndësi që të shikohet përmbajtje, të kihen parasysh hapat e ardhshëm për vendin”, deklaroi ambasadori Garet. Sipas tijë

“Të gjitha raportet në to përmbajnë kushtëzim, pako të masave për atë se ku është vendi dhe sa duhet bërë në të ardhmen. Fokusi duhet që të vendoset aty, në përmbajtjen e raportit, të shikohet ajo se liderët dhe institucionet në Maqedoni duhet ta bëjnë për ta lëvizur Maqedoninë para”, deklaroi Garet.

Sipas tij “Marrëveshja e Përzhinos është me një renditje të rënduar, por të realizueshëm nëse të gjitha palët e kuptojnë nevojën dhe urgjencën e plotësimit të këtyre punëve, liderët të punojnë me vullnet të mirë. Mbajtja e zgjedhjeve kredibile në muajin prill të vitit të ardhshëm nënkupton se ka shumë punë në ndërkohë dhe është e nevojshme jo vetëm liderët politik në vend, por edhe institucionet, mediat, sektori qytetar të bashkohen, të punojnë bashkërisht përmes një pune konstruktive për plotësimin e atij qëllimi. Mendoj se njashtu duhet theksuar se votuesit janë shumë të rëndësishëm për zgjedhjet, edhe atë jo vetëm në ditën kur do ta japin votën e tyre, por edhe në të gjitha rastet tjera kur i parashtrojnë kërkesa liderëve të tyre, kur i bëjnë presion, që t`i mbajnë liderët në rrugën që duan votuesit. Kështu që, nëse të gjithë këto aktor bashkohen, mendoj se Marrëveshja e Përzhinos mund të realizohet”, deklaroi Garet.