Carter: Rusia po rrezikon rendin botëror
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter, ka deklaruar se Rusia po rrezikon rendin botëror, duke i theksuar inkursionet në Ukrainë dhe qëndrimin për armatimin atomik...

Carter tha se Rusia po ndërmerr “aktivitete sfiduese” në det, ajër, gjithësi dhe Internet. Ai theksoi se udhëheqja e mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara po i shqyrton mënyrat kreative për ta zmbrapsur Rusinë agresive dhe për t’i mbrojtur aleatët e Shteteve të Bashkuara.
Këto komente ai i bëri mbrëmë vonë në Librarinë presidenciale Ronald Reagan në Kaliforni, pas kthimit nga turneu tetëditësh nëpër Azi.
“Më shqetësuese është se kërcënimi i Moskës me armatim atomik, e shtron çështjen e përkushtimit të liderëve rusë për stabilitetin strategjik, respektin e tyre për normat kundër përdorimit të armatimit bërthamor dhe nëse ata e respektojnë kujdesin e madh të liderëve të viteve atomike, që e kanë treguar lidhur me vringëllimin e aramtimit atomik”, tha Carter.
Ai poashtu, ka shprehur shqetësim për zgjerimin e ndikimit të Kinës dhe rritjes së kapacitetit ushtarak. Por, fjalë më të fuqishme ai ka përdorë kur është shprehur për Rusinë.
