Botë

Rumani: Rritet numri i viktimave nga zjarri në klubin e natës

08.11.2015 13:43

Numri i të vdekurve nga zjarri në një klub nate në kryeqytetin Bukuresht në Rumani ka arritur në 43 vetë...

Shumë persona në Rumani, për këtë tragjedi, që ka ndodhur më 30 tetor, e kanë fajësuar qeverinë për standardet joefikase të sigurisë.
 
Rrjedhimisht, kryeministri Victor Ponta, dhe qeveria e tij, kanë paraqitur dorëheqje më 4 nëntor, pas protestave masive në Bukuresht.
 
Afro 100 vetë mbeten në spital, ndërsa 44 prej tyre janë në gjendje kritike shëndetësore.