Maqedoni

Padi penale kundër një qytetari të Shkupit për dhunë në familje

08.11.2015 15:01

SPB Shkup deri te Prokuroria Publike Themelore shtroi padi penale kundër 38-vjeçarit M.I. për shkak të dyshimit...

SPB Shkup deri te Prokuroria Publike Themelore shtroi padi penale kundër 38-vjeçarit M.I. për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale "lëndim të rëndë trupor gjatë kryerjes së dhunës në familje".
 
Nga ana e gjykatësit të denocuarit i është caktuar masë arresti në kohëzgjatje prej 8 ditëve.
 
Ai më datën 4 të këtij muaji në shtëpinë familjare në gjendje të alkoolizuar fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten me ç'rast duke e goditur me grushte dhe shqelma në kokë dhe trup dhe duke e gulfatur me duar rreth qafës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, më pas duke iu kanosur dhe do ta varasë nëse ngjarjen e paraqet në polici.
 
Ditën tjetër e lënduara ka kërkuar ndihmë në Klinikën për vesh, hundë dhe sy ku i është kryer një operacion.
 
Më 5 nëntor M.I. është marrë në stacion policor dhe është marrë në pyetje për rrethanat nën të cilat është kryer vepra penale./mia