Basketboll
Golden State s’njeh rivalë, Harden mposht i vetëm Clippers
08.11.2015 15:52
Vijon marshimi i Golden State në kampionat, teksa sot ka ardhur suksesi i 7-të radhazi për kampionët në fuqi të NBA-së në po kaq takime të luajtura...

Viktima e radhës e skuadrës së “Shtetit të Artë” është Sacramento, që u mund 103-94. Curry sërish protagonist, duke realizuar 24 pikë, mbështetur edhe nga Thompson me 18.
Ndërkohë që gjashtë lojtarë të Golden State realizuan mbi 10 pikë, duke i bërë të pavlefshme 44 pikët e dyshes Gay-Belinelli.
Shkëlqen edhe Houston, në suksesin e katërt radhazi, duke mundur 109-105 Clippers në Los Anxhelos. James Harden gjithnjë e më shumë magjik, i zgjuar disi me vonesë këtë sezon pas tri humbjeve të para në kampionat.
Sot ai realizoi 46 pikë, një përbindësh, duke udhëhequr skuadrën drejt fitores. Mirë u paraqit edhe Howard me 20 pikë e 20 rebaund, ndërsa për Clippers nuk mjaftuan 35 pikët e Blake Griffin për të evituar humbjen e dytë sezonale.
Nga ndeshjet tjera, veqojmë fitoren e San Antonios ndaj Sharllotit, si dhe ate të Dallasit ndaj Nju Orleansit.
