Botë

Libi: Rrembehen dy nepunës në ambasaden serbe

08.11.2015 17:22

Dy nëpunës të Ambasadës së Serbisë në qytetin Sabrata në Libi, janë rrëmbyer pasidten e sotme, ka njoftuar Ministria e jashtme e Serbisë...

Sipas njoftimit, janë rrëmbyer teknikja e lidhjeve, Sllagjana Stankoviq, dhe vozitësi, Jovica Stepiq.

Ministria i ka informuar shërbimet e sigurisë dhe theksohet se “po bëhet çdo gjë e mundshme, që në situatën e komplikuar në terren, të sigurohen sa më shumë informacione dhe kthim i sigurt i shtetasve” të Serbisë.

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, për këtë çështje ka biseduar me ministrin e jashtëm të Libisë, Mohamed Abdulaziz.