Ekonomi

Rritet interesimi për kredi dhe depozite në denarë

08.11.2015 17:25

Interesimi i qytetarëve për të marrë kredi në denarë është në rritje e sipër. Fatmir Idrizi, drejtor në Stopanska Bankë informon se për dallim nga disa vite më parë kur depozitat në euro...

Interesimi i qytetarëve për të marrë kredi në denarë është në rritje e sipër. Fatmir Idrizi, drejtor në Stopanska Bankë informon se për dallim nga disa vite më parë kur depozitat në euro ishin 70%, tani më depozitat në euro janë të barabartë me depozitat në denarë.
 
Idrizi thotë se për rreth 15 vite valuta nacionale apo denari, është mjaft stabil, dhe kjo ka ndikuar që qytetarët të zgjedhin depozitat në denarë.
 
“Ne si bankë, më tepër tani i preferojmë kreditë në denarë, pasi që në kohë të fundit, depozitat në denarë janë në rritje të sipër. Në krahasim me disa vite më parë kur dominonin depozitat në valutë të huaj, gjegjësisht në euro, ku ishin mbi 70%, mirëpo tani mund të themi se jan 50-50”, shprehet bankieri Fatmir Idrizi.
 
Eksperti bankar Idrizi shpjegon arsyen se përse normat e devizave të euros, ndryshojnë nga ato me denarë. Ai thotë se këto norma caktohen nga dy institucione të ndryshme, por sipas tij përllogaritjet në bankë janë në përgjithësi të njejta si për euro ashtu edhe për denarë.
 
“Normat e devizave të euros në këtë rast, ne si stopanska bank i kemi të lidhura me euro, dhe ajo normë caktohet në bazë të euriborit, e cila është mjet këtu në berzë. Mirëpo denari caktohet nga norma e prodhimit vendor dhe këtë politikë e udhëheq Banka Qendrore”, shprehet bankieri Fatmir Idrizi.  
 
Gjithashtu Idrizi thote se të gjitha shitblerjet, të cilat qytetarët i bëjnë në euro, duhet të tranferohen në denarë, sepse denari është valuta nacionale dhe të gjitha dokumentacioni që bëhet duhet të shënohen në denarë, pasi që transferi nuk mund të bëhet në valutë të huaj.
 
ERSAN PAJAZITI