Botë
Bregun perëndimor plagosen pesë izraelit, vritet sulmuesi
08.11.2015 17:32
Në një sulm me automjet dhe me thikë në Bregun Perëndimor janë plagosur pesë izraelitë...

Në valën më të re të dhunës, një sulmues palestinez me veturën e tij e ka goditur një grup të izraelitëve, që qëndronin në një stacion në Bregun Perëndimor, me ç’rast janë lënduar katër persona, derisa sulmuesi është vrarë nga pjesëtarët e sigurisë.
Në një tjetër incident, një grua palestineze e ka therrë me thikë një roje të sigurisë në hyrje të një vendbanimi në Bregun Perëndimor. Ushtria e Izraelit tha se roja ishte lënduar lehtë, ndërsa gruaja ishte qëlluar për vdekje.
