Kulturë
Dibër: U prezentua çfaqa "Mërmëritja e Antigonës"
08.11.2015 18:24
Në saje të bashkëpunimit të dy komunave të binjakëzuara Komunës së Dibrës dhe Komus If të Normandisë së Francës në Qytetin e Dibrës...

Në saje të bashkëpunimit të dy komunave të binjakëzuara Komunës së Dibrës dhe Komus If të Normandisë së Francës në Qytetin e Dibrës dhe atë të strugës u mbajt shfaqja teatrore ”Mërmëritja e Antigonës” e aktruar nga të rinjë të të dy qyteteve.
Tragjedia e Sofokliut vazhdon të shprehet për ruajtjen dhe nderimin e ligjeve të shkruara shtetërore, por në atë kufi sa të mos cënojnë ligjet e pashkruara morale e zakonore, këtu zë fill konfliki ndërmjet Antigonës që mbron ligjet e pashkruara të ndërgjegjjes, të lidhjes së gjakut me të vëllanë, dhe Kreontit, që mbron ligjet e shkruara të shtetit.
E veçantë e kësaj drame është sepse aktorët flasin në gjuhën e tyre në atë Frenge, shqipe dhe maqedone.
Bashkëpunimi kulturor mes dy komunave është në dukje e sipër, drama “Mërmëritja e Antigonës” vitin e ardhsëm gjatë muajit prill do të mer pjesë ne festivalin e taetrit që do të mbahet në Kan të Normandisë së Francës.
ATLI DEMA
