Botë

Ndotja me naftë në bregdetin e Durrësit

08.11.2015 19:08

Bregdeti i Durrësit është ndotur mëngjesin e sotëm nga një sasi e madhe nafte e derdhur nga një anije, që ende nuk është përcaktuar...

Ndotja është në nivele alarmante dhe banorët janë ankuar për erën e rëndë dhe mbytëse që është përhapur.
 
Autoritetet kanë nisur hetimet për këtë rast, kurse ministri i Mjedisit Lefter Koka inspektoi nga afër gjendjen e rënduar. Nafta është përhapur në det në një rreze prej 5 kilometrash dhe do të duhet shumë kohë që të pastrohet, duke rrezikuar edhe botën e gjallë nënujore.
 
Peshkimi në këtë zonë është pezulluar me urdhër të ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti. Nga dyshimet e para, mendohet se nafta është derdhur në det nga një anije italiane që ka qenë në radë, por hetimet janë ende në proces./Syri