Maqedoni
Një pjesë e autostradës A1 sot dhe nesër e mbyllur për komunikacion
09.11.2015 09:25
Për shkak të nevojave për xhirim të filmit francez "A fond" një pejsë e autostradës A1, aksi rrugor nga hoteli "Makedonia" deri në Gradsko...

Për shkak të nevojave për xhirim të filmit francez "A fond" një pejsë e autostradës A1, aksi rrugor nga hoteli "Makedonia" deri në Gradsko, sot dhe nesër prej orës 5 deri në orën 18 do të jetë i mbyllur për komunikacion, kumtoi Lidhja auto-moto e Maqedonisë pas njoftimit nga produksioni "Manufaktura". Komunikacioni orientohet përmes rrugës së vjetër.
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti./Mia
