Maqedoni

Ndryshimet e ligjit për tatim personal dhe për qarkullimin e pagesave në seancën e 71-të kuvendore

09.11.2015 09:31

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 71-të në rend dite të së cilës janë ndryshimet e ligjit për tatim personal...

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 71-të në rend dite të së cilës janë ndryshimet e ligjit për tatim personal, për qarkullimin e pagesave dhe për rezervat e obliguara të naftës, të gjitha në procedurë të shkurtuar.
 
Deputetët do të debatojnë edhe për ndryshimet dhe plotësimet Ligjit për disiplinë financiare, të Ligjit për shitjen e tokës bujqësore në pronë shtetërore dhe të Ligjit për tokë bujqësore, në lexim të parë, si dhe për ndryshimet e Ligjit për kullotat.
 
Në rend dite është edhe propozim ligji për plotësimin e Ligjit për mbrojtje, si dhe ndryshimet e Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë, të dyja në lexim të parë.
 
Në vazhdimin e seancës së sotme kuvendore deputetët do ta shqyrtojnë edhe propozim ligjin për amnisti, të parashtruar nga 11.069 votues, si dhe raporti vjetor për punën e Këshillit shtetëror për parandalimin e delikuencës fëmijërore dhe për gjendjen në sferën e të drejtave të fëmijës dhe delikuencën e fëmijëve në vitin 2014.
 
Disa kërkesa për dhënien e e trajtimit autentik të neneve nga ligjet gjithashtu janë në rend dite të seancës së 71-të kuvendore./Mia