Botë

Sot vendimi për Kosovën në UNESCO

09.11.2015 09:35

Dita e sotme është vendimtare për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO...

Në ora 11:30 në Paris, ku po i zhvillon punimet Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, në rend dite është caktuar votimi për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.
 
UNESCO ka 195 anëtarë,ndërsa për ta siguruar anëtarësimin ne këtë organizatë Kosova duhet të sigurojë 2/3 e votave të anëtarëve të pranishëm në sallë.
 
Serbia në periudhën e kaluar ka zhvilluar një fushatë të ashpër kundër Kosovës, me “argumente” se në periudhën e kaluar, prej se forcat e saj pushtuese u dëbuan nga vendi me ndihmën e NATO-s, janë shkatërruar objekte të “trashëgimisë kulturore serbe”.
 
Pala kosovare dhe aleatët e saj, në radhë të parë SHBA-ja, por edhe Shqipëria, Gjermania e të tjerë, kanë synuar gjatë kësaj periudhe të bindin shtetet se Kosova meriton të anëtarësohet në këtë organizatë, duke dhënë garanci për mbrojtjen e manastireve të Kishës Ortodokse serbe./Mia