Botë

Sot takohen Obama dhe Netanjahu

09.11.2015 09:38

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, do të takohet sot me presidentin e ShBA-së, Barack Obama...

Në takim pritet të diskutohet për trazirat mes izraelitëve dhe palestinezëve javëve të fundit.
 
Kjo është hera e parë që liderët po takohen, që kur Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar marrëveshje për programin bërthamor me Iranin, në muajin korrik.
 
Marrëveshja, e cila kufizon programin bërthamor të Iranit, në këmbim të heqjes së sanksioneve, u quajt "një gabim i keq" nga Netanyahu, i cili tha se ishte "një rrugë e sigurt për armët bërthamore".
 
Gjatë bisedimeve të sotme pritet të realizohet edhe një marrëveshje e re për ndihmë ushtarake nga ShBA-të për Izraelin.