Maqedoni

Spitali Klinik, gjuajtje me armë zjarri, plagoset kirurgu

09.11.2015 10:36

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Spitalin Klinik të Shkupit...

Në spital, në orët e hershme të mëngjesit, disa persona, familjarë të një pacienti të operuar në abdomen, të pakënaqur nga trajtimi mjekësor, plagosin me armë zjarri kirurgun, i cili ka bërë intervenimin kirurgjikal të pacientit.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilët kanë arrestuar autorët e këtij incidenti të  rëndë.

Flitet se policia ka arrestuar tre persona. Të gjithë  pacientët dhe personeli janë evakuuar nga forcat policore.

Gjithashtu mësohet se kirurgu është jashtë rrezikut për jetën. MPB është duke zbardhur rastin, ndërsa ka njoftuar se brenda ditës do të japë informacione më të hollësishme lidhur me incidentin e armatosur që ndodhi në Spitalin Klinik në Shkup në orët e hershme të mëngjesit.