Maqedoni
Këtë fundjavë në Shkup 32 aksidente, 23 persona janë lënduar, një viktimë
09.11.2015 10:59
Gjatë tre ditëve të fundit në rajonin e qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit është kryer kontroll i gjithsej 32 aksidenteve...

Më 3 nëntor, e premte, policia e komunikacionit ka kryer kontroll të gjtihsej 13 aksidenteve.
Prej tyre pesë janë me pasoja të dëmeve materiale dhe gjashtë janë me pasoja të lëndimeve trupore në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë dy shoferë të automjetit motorik, një bashkëudhëtar dhe tre këmbësorë.
Kanë ndodhur edhe dy aksidente me pasoja të rënda trupore. E para ka ndodhur në orën 9 në udhëkryqin e rr. "1" dhe rr. "2" në fshatin Novo Sellë, në të cilën kanë marrë pjesë automjeti motorik vozitës "Pezho" dhe një biçikletë.
Në aksident çiklisti me automjetin e Ndihmës së shpejtë është dërguar në SPQ "8 Shtatori" ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe i njejti është mbajtur për shërim të mëtutjeshëm.
Aksidenti i dytë ka ndodhur në orën 17:15 në rr. "Skupi" nr. 20 në afërsi të shtëpisë me numër 4, në të cilën kanë marrë pjesë automjeti motorik vozitës "golf" dhe një këmbësor.
Pas aksidentit këmbësori me automjet tjetër është dërguar në Qendrën urgjente "Nënë Tereza" ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe është mbajtur për shërim të mëtutjeshëm.
Më 7 nëntor, e shtunë, policia e komunikacionit ka kryer kontroll të gjtihsej 11 aksidenteve.
Gjatë ditës së djeshme 8 nëntor, është kryer kontroll i gjithsej tetë aksidenteve.
Ka ndodhur edhe një aksident me një person të vdekur. I njejti ka ndodhur rreth orës 12:30 në autostradën Kumanovë-Shkup, përballë zonës industriale Bubarxhik, në të cilën automjeti motorik vozitës "pezho" me targa gjermane, i vozitur nga një qytetar i Shkupit gjatë vozitjes me automjetin shoferi ka vdekur, dhe pastaj automjeti ka shkuar në të djathtë dhe ka dalur jashtë drejtimit rrugor.
Sot reparti për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB-së Shkup do të mbajë punëtori edukative në Shkollën fillore "Nevena Gerorgieva-Dunja", e cila gjendet në rajonin e Kisella Vodës me nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt./Mia
