Botë

Tragjedia në Rusi, aeroplani është rrëzuar nga një bombë

09.11.2015 11:57

Aeroplani rus, i rrëzuar ditë më parë në gadishullin Sinai, në Egjipt, ka shumë të ngjarë të jetë shkaktuar nga një bombë...

Militantët e të ashtuquajturit “Shteti Islamik”, që luftojnë kundër forcave të sigurisë egjiptiane në Sinai, që në fillim e patën marrë përgjegjësinë për rrëzimin e aeroplanit.

“Por, indikacionet dhe analizat e deritanishme në kutinë e zezë tregojnë se ishte një bombë"- ka thënë një zyrtar egjiptian, anëtar i grupit hetimor.

Komentet e tij për Agjencinë e Lajmeve “Reuters” vijnë një ditë pasi hetuesi kryesor egjiptian ka thënë se aeroplani ishte shkatërruar në ajër, përderisa ai ka konfirmuar se një zhurmë është regjistruar në sekondën e fundit, në kutinë e zezë.