Maqedoni

Nesër pa energji elektrike një pjesë e shfrytëzuesve në disa komuna të Shkupit

09.11.2015 12:13

Për shkak të një intervenimi në sistemin elektrik nesër nga ora 12 deri në në 14 pa energji elektrike...

Për shkak të një intervenimi në sistemin elektrik nesër nga ora 12 deri në në 14 pa energji elektrike do të jenë përdoruesit e rrugës "Tetovska" në Komunën Qendër dhe nga ora 09:30 deri në ora 15 shfrytëzuesit e rrugës "Reljo Shesto Krillo", "Metohiska" dhe "Indira Gandi", si dhe përdoruesit e rrugëve "Guadalahara" në komunën e Shuto Orizarë.
 
Sipas Qendrës Rajonale për Menaxhim me Kriza të Qytetit të Shkupit nesër nga ora 09:30 deri në orën 14:30 nuk do të ketë energji elektrike një pjesë e Batincës dhe fshatit Lubosh, në komunën e Studeniçanit, nga ora 8 deri në ora 16 një pjesë e përdoruesve të rrugëve "Kozle", "Milan Markoviq" dhe "Ilia Plavev" në komunën e Karposhit, nga 12 deri në ora 14 në rrugët "Kavallska" në komunën e Kisella Vodës, nga 9 deri 14:30 një pjesë e Çarshisë së vjetër në komunën Çair, nga ora 8:30 deri në ora 12 rruga. "Dimo Haxhi Dimov" në komunën e Kisella Vodës, nga ora 8:30 deri ora 12 "Brigada e 3-të maqedonase" në komunën e Aerodromit dhe nga 09:30 deri në ora 15 Bul. "Ilinden" nr. 90 dhe 92 dhe rrethina e komunës Qendër.